Kryefaqja
Maqedonia

Maqedonia e Veriut i duhen 52 vjet për të arritur mesataren e BE-së, tregon ZMAI

Raporti tregon se infrastrukturë, mjedis dhe ekonomia mbeten sektoret me përparim më të ngadaltë.

·Maqedonia
Maqedonia e Veriut i duhen 52 vjet për të arritur mesataren e BE-së, tregon ZMAI

Maqedonisë së Veriut i duhen edhe 52 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian nëse vazhdon me të njëjtin ritëm të rritjes ekonomike, tregon raporti vjetor për konvergjencë i Shoqatës për Kërkime dhe Analiza - ZMAI.

Sektoret me hendekun më të madh dhe më të vogël

Raporti mat afrimin drejt BE-së në tetë fusha dhe konstaton se hendekët më të mëdhenj janë në infrastrukturë (43,4% e mesatares së BE-së), mjedis (54,2%) dhe ekonomi (55,9%). Sektoret më afër mesatares evropiane janë shëndetësia (80,3%), dixhitalizimi (77,3%) dhe qeverisja institucionale (72%).

Sipas treguesve të veçantë, paga bruto sipas fuqisë blerëse është në 64% të mesatares së BE-së, produktiviteti në 54%, ndërsa shërbimet elektronike publike arrijnë vetëm 36%. Qytetarët paguajnë 39,6% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i tyre.

“Kemi një zbritje prej 0.1 pikë përqindjeje, nuk kemi ndonjë përparim të përgjithshëm të madh, në disa fusha kemi edhe regres. Në dixhitalizim është shumë e rëndësishme të thuhet se sektori privat ka përparim, ajo që na mungon dhe ku vonojmë është sektori shtetëror, pra shërbimet dixhitale shtetërore. Dhe ja ku shëndetësia, e cila është më afër si mesatare me BE-në, ka një pjesë ku në të vërtetë po mbetemi prapa BE-së, dhe ato janë shpenzimet që qytetarët i japin nga xhepi i tyre për shërbime shëndetësore,” deklaroi Viktor Mitevski, drejtor ekzekutiv i ZMAI.

Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, tha se konvergjenca ekonomike me BE-në dhe procesi i anëtarësimit duhet të ecin paralel dhe se hapja e negociatave për anëtarësim do të ndryshojë lojën.

“Mendoj se fjalimi do të ishte i paplotë, nëse nuk them se çfarë me të vërtetë do të ndryshojë lojën – do të jetë hapja e negociatave për anëtarësim. Nuk mund ta nënvlerësojmë atë. Ligjet evropiane janë të rëndësishme të jenë baza për të ecur përpara, por me rëndësi kyçe është të rikthehet besimi se vendi po lëviz drejt BE-së,” tha Rokas.

Ambasadori i Irlandës, Brendan Ward, përshkroi rrugën drejt BE-së si një ankorë dhe bëri një paralelizëm me përvojën e Irlandës pas anëtarësimit.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia ka pasur disa vështirësi me fqinjët. Shumica e tyre janë zgjidhur ndjeshëm, disa ende janë të hapura. Por për Irlandën, që nga anëtarësimi në BE, më e rëndësishme ishte të përmirësonte marrëdhënien me Mbretërinë e Bashkuar, fqinjën tonë më të madhe,” tha Ward.

Gjatë prezantimit u theksua se reformat duhet t’u shërbejnë qytetarëve tani dhe jo vetëm Brukselit: nevojiten produktivitet më i lartë, shërbime publike funksionale dhe institucione që japin rezultate për të ngushtuar hendekun përpara anëtarësimit të plotë.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm