Kryefaqja
Maqedonia

Nga pikat e pagesës inkasuan 1.919.775.277 denarë në gjashtë muajt e parë

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore: Rekord i arkëtimit 1.919.775.277 denarë në gjashtë muaj; pagesa elektronike rritet për shkak të aksesit më të gjerë të pajisjeve MTag.

·Maqedonia
Nga pikat e pagesës inkasuan 1.919.775.277 denarë në gjashtë muajt e parë

Që nga fillimi i vitit deri në qershor, nga arkëtimi i taksave rrugore janë inkasuar rekordshe 1.919.775.277 denarë (mbi 31 milionë euro), që është 21.891.532 denarë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025, njoftuan nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Stacioni më i frekuentuar i pagesës sipas numrit të automjeteve është Tetovë, pas të cilës vijojnë Petrovëc, Romanovcë, Glumovë, Miladinovcë, Zhelinë, Gostivar, Stobi, Kadrifakovë, Preod, Sopot, Demir Kapija, Otovicë dhe Gevgelija.

Ku realizohen më shumë të ardhura

Sipas mjeteve të mbledhura dhe çmimeve të biletave, të ardhurat më të larta shënon Romanovcë, pas të cilës vijnë Miladinovcë, Petrovëc, Glumovë, Zhelinë, Tetovë, Stobi, Preod, Gostivar, Sopot, Gevgelija, Kadrifakovë, Otovicë dhe Demir Kapija.

"Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore sa herë që ka rritje të volumit të trafikut në pikët e pagesës, veçanërisht në sezonin veror, Departamenti i arkëtimit të taksave harton një plan aksioni (renditje) ku në çdo pikë pagesë në të dy korridorët vendosen në funksion të gjitha korsitë e disponueshme, dhe natyrisht njëkohësisht jepet prioritet edhe pagesës elektronike të taksës (ENP) me MTag ku të paktën një korsë është gjithmonë në funksion - kjo janë automjete që kalojnë pa u ndalur, dhe për pagesën elektronike të taksës MCard - ato janë automjete që nuk kanë kontakt me punonjësin, pra kalim pa kontakt" — thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Pjesëmarrja e pagesës elektronike në totalin e trafikut të arkëtimit arrin 36 përqind në 11 pika të pagesës ku ENP është futur. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore theksojnë se të dhënat për shitjen dhe rimbushjen e pajisjeve elektronike tregojnë një rritje të pagesës elektronike për 6 pikë përqindjeje që nga momenti kur pajisjet MTag u bënë të disponueshme edhe në rrjetet e shitjes së operatorëve.

Qysh nga maji i këtij viti, pajisjet MTag mund të blihen edhe në sallonet e shitjes të Makedonski Telekom dhe A1 Maqedoni, ndërsa më parë ishin të disponueshme vetëm përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore ose në pikën e pagesës Petrovëc. Drejtoria e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore gjithashtu informon se po punohet në një studim për futjen e një modeli të mbyllur të arkëtimit bazuar në kilometra të përshkuara, ngjashëm me sistemin në Serbi, për Korridorin 8.

Për gjithë vitin e kaluar (deri më 23 dhjetor) të ardhurat nga arkëtimi i taksave rrugore ishin 4.158.914.362 denarë (67.624.624 euro).

Foto: material i shtypit nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm