Pentagoni urdhëron rritje të menjëhershme të prodhimit të armëve
Pentagoni kërkon plane brenda 21 ditësh për të përshpejtuar prodhimin pas uljes së rezervave gjatë luftës me Iranin.

Pentagoni i ka kërkuar industrisë së mbrojtjes së SHBA që të përshpejtojë menjëherë prodhimin dhe dorëzimet e armëve kyçe, pasi rezervat u ulën ndjeshëm për shkak të luftës me Iranin.
Sipas një dokumenti të brendshëm, zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Stephen Feinberg, i ka dhënë kompanive të sektorit të mbrojtjes vetëm 21 ditë kohë për të dorëzuar plane për përshpejtim të ndjeshëm të prodhimit dhe dërgesave.
Dokumenti thekson se afatet e tanishme të prodhimit, që shpesh matën me vite, më nuk janë të pranueshme dhe kërkohet rritje e menjëhershme e kapaciteteve industriale.
Sistemet prioritare
Në listën e sistemeve kritike janë Next Generation Interceptor (NGI), NASAMS, radarë mobilë për mbrojtje ajrore, sisteme të avancuara për trajnim të pilotëve dhe kapacitete për ndjekje të raketave nga hapësira.
Zyrtarët thonë se stoqet e disa raketave dhe municioneve janë nën presion të lartë për shkak të operacioneve ushtarake, dhe Shtetet e Bashkuara tashmë po ndërmarrin hapa për të rritur prodhimin e raketave Patriot dhe THAAD përmes kontratave që parashikojnë rritje të konsiderueshme të kapaciteteve.
Kjo zhvillim ngre pyetjen se sa shpejt mund ta rikthejë në nivelin e duhur baza industriale e mbrojtjes së SHBA stoqet e shpenzuara në konfliktin me Iranin. Njëkohësisht, Presidenti Donald Trump publikisht i ka hedhur poshtë pretendimet se SHBA po mbesin pa municion kyç, duke intensifikuar debatin mbi gjendjen e rezervave.
Foto: МИА


