Vdes 70-vjeçari nga virusi i Nilit Perëndimor, dhjetë viktima
Pacienti nga Aerodromi vdiq pas mbi 50 ditësh trajtim; shtatë të hospitalizuar, dy në gjendje kritike.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup vdiq një burrë 70-vjeçar nga virusi i Nilit Perëndimor, duke u regjistruar si viktima e dhjetë e këtij infekti në vend.
Pacienti ndërroi jetë gjatë fundjavës, pas më shumë se 50 ditësh trajtim në klinikë. Ai jetonte në lagjen Aerodrom të Shkupit.
Gjendja në klinikë
Sipas drejtorit të Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, janë hospitalizuar shtatë persona, nga të cilët dy ndodhen në gjendje kritike.
Para tri ditësh klinika regjistroi një rast të ri, me çka numri i të sëmurëve që po shërohen në këtë institucion nga virusi u rrit në 68.
Derisa autoritetet shëndetësore raportojnë dhjetë vdekje të lidhura me virusin, stafi mjekësor vazhdon të monitorojë pacientët dhe të sigurojë trajtim mbështetës.
Foto: material shtypi nga ngjarja


