Familjet e të vrarëve në Kocani bëjnë apel për donacione për parkun përkujtimor 'Shtegu i Pafundësisë'
Shoqata e Qytetarëve '16 Mars 2025 – Kocani' publikoi të dhëna bankare për të mbledhur fonde për park përkujtimor për 63 viktimat.

Familjet e 63 personave të vrarë në tragjedinë e Kocanit më 16 mars 2025 kanë nisur një thirrje publike për donacione për ndërtimin e një parku përkujtimor me emrin „Shtegu i Pafundësisë“. Iniciativën e menaxhon Shoqata e Qytetarëve "16 Mars 2025 – Kocani" dhe synon të ruajë përjetësisht kujtimin e viktimave për brezat e ardhshëm.
Parku përkujtimor planifikohet si një hapësirë e qetë për reflektim, lutje dhe përkujtesë, ku emrat e 63 viktimave do të ruhen. Përfaqësuesit e Shoqatës thonë se projekti bazë është përfunduar, ndërsa hapi i ardhshëm është sigurimi i fondeve për realizimin e tij.
Ata bëjnë apel te qytetarët, kompanitë, institucionet dhe organizatat brenda dhe jashtë vendit që të përfshihen në iniciativë dhe të ndihmojnë ndërtimin e parkut.
"Nuk ka rëndësi madhësia e donacionit. E rëndësishme është njerëzillëku që qëndron pas tij. Çdo kontribut do të jetë një hap më afër vendit ku kujtimet do të jetojnë, dhe dashuria do të vazhdojë të flasë," thonë nga Shoqata.
Si të dhurohet
Në kuadër të thirrjes u publikuan të dhëna bankare për donacione në denarë dhe në valuta të huaja; informacioni i shpërndarë nga organizatorët është si më poshtë:
- Donacionet në denarë:
- Pranuesi: Shoqata e Qytetarëve "16 Mars 2025 – Kocani"
- Banka: UNIBank AD Shkup
- Llogaria e dedikuar: 240130121745838
- Referenca: Donacion për "Shtegun e Pafundësisë"
- Donacionet nga jashtë:
- Beneficiary: ZDRUZENIE 16TI MART 2025 KOCANI
- IBAN: MK07240130121745838
- SWIFT/BIC: UIBMMK22XXX
- Bank: Universal Investment Bank AD Skopje (UNIBANK)
- Payment reference: Donation – Path of Infinity Memorial Park
Organizatorët theksojnë se "Shtegu i Pafundësisë" nuk është vetëm një projekt ndërtimi, por edhe një betim i familjeve që emrat, ëndrrat dhe kujtimi i të afërmëve të tyre nuk do të harrohen. Ata bëjnë thirrje për mbështetje, duke nënvizuar se përkujtimi i 63 viktimave është përgjegjësi e tërë shoqërisë.
Foto: material shtypi nga ngjarja


