Kryefaqja
Maqedonia

Rritje të reja çmimesh paralajmëron SDSM, akuzon Mickoski për refuzim masash

SDSM thotë se në ribalancim mungojnë masa si paga minimale 600 euro dhe ndihma për bujqit.

·Maqedonia
Rritje të reja çmimesh paralajmëron SDSM, akuzon Mickoski për refuzim masash

Partia opozitare SDSM akuzoi qeverinë e Hristijan Mickoskit se refuzon masat e propozuara për rritje page dhe ndihma për qytetarët, ndërsa kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet.

Sipas SDSM, nga janari deri tani kostoja e jetesës për qytetarët është rritur për 4.000 denarë. Ata thanë se në tetor shporta minimale sindikale është mbi 70,000 denarë, dhe me qiranë për një apartament 60 metra katrorë arrin gati 90,000 denarë — një nivel që bën që as tri paga mesatare të mos mjaftojnë për shpenzimet bazë.

“Kostoja e jetesës për qytetarët maqedonas është rritur për 4,000 denarë nga janari deri tani. Në tetor shporta minimale sindikale është mbi 70,000 denarë, dhe me qiranë për një apartament prej 60 metrash katrorë arrin gati 90,000 denarë. As tre paga nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës. Punëtori maqedonas punon gjithë muajin, dhe paga nuk i mjafton për të mbijetuar sepse ka pagë më të ulët në Evropë. Pagat nuk ndjekin rritjen e çmimeve. Standardi është në nivel një të tretës së standardit në BE. Jo ekonomia e tretë në Evropë, por një e tretë,” tha Maja Serafimovska Borozan në konferencë për shtyp.

Opozita paralajmëron rritje të reja të çmimeve

SDSM paralajmëroi se prej vitit të ardhshëm priten rritje të reja të çmimeve të energjisë elektrike dhe ngrohjes, dhe se shumë vende evropiane po ndërmarrin tashmë masa për të mbrojtur familjet. Ata kritikuan qeverinë e Mickoskit se nuk i ka zbatuar masat që SDSM i propozoi në fillim të krizës.

“Rreth 180,000 punëtorë marrin paga më të ulëta se 31,200 denarë në muaj, paga minimale nuk lëviz nga 26,000 denarë. Hajduti Mickoski e solli popullin në skaj të mbijetesës. Ai refuzoi çdo masë të SDSM për ndihmë të qytetarëve. Ai refuzoi pagën minimale prej 600 euro, e refuzoi masat për mbrojtjen e standardit të jetesës. Dhe në ribalancin e ri nuk ka pagë minimale më të lartë, nuk ka 600 euro për punëtorët, nuk ka masa, nuk ka ndihmë për bujqit. Ka borxhe, interesa të larta, dhe faturën do ta paguajnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm. Për dy vjet Mickoski e rriti borxhin për katër miliardë euro, sa gjysma e borxhit total në 30 vitet e fundit. Kjo realitet i ashpër është një vendim i ndërgjegjshëm i hajdutit Mickoski — që punëtorët të punojnë për pak para dhe të jenë të varfër. Hajduti po shpenzon thesarin shtetëror. Ai grumbullon borxh mbi borxh, dhe bën ribalancim mbi ribalancim — jo për qytetarët, por për tendera kriminalë partiakë,” shtoi Serafimovska Borozan.

SDSM kërkon masa urgjente për rritje pagash dhe ndihmë për bujqësinë, duke paralajmëruar se, sipas studimeve ekonomike që citojnë, Maqedonisë do t’i duhen rreth 52 vjet për të arritur mesataren e BE-së në mirëqenie nëse nuk ndryshohen politikat aktuale.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm