Kryefaqja
Maqedonia

Qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut mashtruar në skemë me kriptovaluta

Policia thotë se një grua 56-vjeçare nga Bitola dhe një 38-vjeçar nga Estonia drejtonin një platformë të rreme që ka dëmtuar qindra.

·Maqedonia
Qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut mashtruar në skemë me kriptovaluta

Qindra qytetarë në Maqedoninë e Veriut dyshohet se u mashtruan pasi investuan në kriptovaluta përmes një platforme të rreme online dhe nuk morën fitimet e premtuara. Policia identifikoi dy të dyshuar: një grua 56-vjeçare nga Bitola dhe një shtetas 38-vjeçar i Estonisë.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, përmes një aplikacioni mobil dhe një kanali me disa qindra abonentë, ata i bindnin qytetarët të investonin para, duke u premtuar fitime që kurrë nuk u materializuan.

Si u zbuluan provat

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Brendshme thotë se ka marrë pesë kallëzime nga qytetarë të dëmtuar gjatë periudhës, por nga të dhënat financiare dhe llogaria transaksionale e të parakallëzuarës rezulton se të dëmtuar janë qindra qytetarë nga shteti, ndërsa shumica nuk e kanë paraqitur rastin.

Policia arriti te të dyshuarit pas një hetimi disa mujor, në të cilin morën pjesë institucione të shumta vendase dhe të huaja dhe u shkëmbyen informacione. Gruaja 56-vjeçare nga Bitola është intervistuar, dhe janë sekuestruar pajisje elektronike që përdorte për komunikim përmes aplikacionit. Analiza forenzike e të dhënave nga pajisjet siguroi prova për mashtrimin.

Me analizën e transaksioneve kripto dhe me ndihmën e platformave ndërkombëtare të sigurisë, hetuesit siguruan informacion të plotë për pronarin e portofolit kripto të lidhur me skemën. Kundër të dyshuarve është paraqitur padi penale për mashtrim në Prokurorinë Themelore Publike në Bitola.

Ministria e Brendshme paralajmëron se këto lloj mashtrimesh po shtohen dhe apelon tek qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë ofertave që premtojnë fitime të shpejta dhe të lehta në internet.

Emilija Misirlievski

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm