Trump: Ndalova sulmet, sot pasdite fillojnë bisedimet e reja me Iranin
Presidenti thotë se aleatët rajonalë kërkuan vonim dhe se një marrëveshje me Iranin mund të jetë e mundur.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka anuluar sulmet e planifikuara masive ndaj Iranit dhe se sot pasdite do të fillojnë bisedime të reja me Teheranin, pa treguar vendin ose kush do të marrë pjesë.
Ai e bëri njoftimin në platformën e tij sociale Truth Social, duke thënë se Irani dhe partnerët e SHBA në Lindjen e Mesme kërkuan shtyrje sepse mendojnë se një marrëveshje mund të jetë e mundur.
Më vonë Trump shtoi se princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, si dhe partnerët nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari i kërkuan SHBA të mos kryejnë sulme gjatë fundjavës.
"Të gjitha ishin gati. Ata kërkuan një shtyrje sepse mendojnë se një marrëveshje është e mundur. Ka një marrëveshje rreth ngushticës së Hormuzit, dhe do të ketë edhe për programin bërthamor. Nuk dua të vras njerëz," tha Trump.
Derisa, Irani ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare ndaj deklaratave të presidentit.
Pas mesazhit të Trump, çmimet e naftës ranë në tregjet aziatike: nafta Brent u ul rreth 4.5 përqind, ndërsa nafta e papërpunuar e SHBA ranë afërsisht 4.6 përqind.
Foto: Rawpixel / CC0


