Kryefaqja
Ballkani

Për Expo 2027 në Beograd janë shpenzuar 1,33 miliardë euro, ndryshimi i pushtetit sjell pasiguri

Ndryshimi i qeverisë në Serbi krijon pasiguri për financimin dhe menaxhimin e Expo 2027; 183 milionë € planifikohen këtë vit.

·Ballkani
Për Expo 2027 në Beograd janë shpenzuar 1,33 miliardë euro, ndryshimi i pushtetit sjell pasiguri

Deri tani janë shpenzuar rreth 1,33 miliardë euro për ndërtimin e kompleksit të ekspozitës Expo 2027 në Beograd, ndërsa janë planifikuar 183 milionë euro shtesë deri në fund të këtij viti.

Projekti, i nisur në vitin 2023, përqendrohet në ndërtimin e paneleve ekspozuese dhe objekteve shoqëruese në Surcin, në periferi të Beogradit. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të shtatorit janë shlyer rreth 157 miliardë dinarë serbë, pra 1,33 miliardë euro, dhe janë parashikuar edhe 183 milionë euro deri në fund të vitit 2026.

Kostot totale për Expo 2027 tejkalojnë vetë ndërtimin: fonde shtesë shkojnë për infrastrukturë, organizim, promovim dhe prokurime publike përmes disa institucioneve shtetërore. Buxheti për vitin 2027 ende nuk është miratuar, prandaj nuk dihet saktësisht sa financime shtesë do të nevojiten për të përfunduar projektin.

Ndryshimi qeverisës sjell pasiguri për financimin

Ndërrimi i pushtetit në Serbi, ku qeverinë e re pritet ta formojë Lista Studentore, krijon pasiguri lidhur me financimin e mëtejshëm dhe organizimin e ekspozitës ndërkombëtare. Përfaqësues të Listës Studentore kanë thënë se Serbia do t’i respektojë angazhimet ndërkombëtare, por njëkohësisht kanë paralajmëruar një analizë të kontratave të nënshkruara dhe një rishikim të shpenzimeve të lidhura me ekspozitën; një plan i detajuar i menaxhimit të projektit ende nuk është prezantuar.

Kompaninë Expo 2027, themeluar nga qeveria serbe për organizimin e ekspozitës, thotë se përgatitjet vazhdojnë sipas dinamikës së parashikuar dhe se në organizim janë përfshirë më shumë se 40 institucione dhe organizata shtetërore. Dimitris Kerkentzes, Sekretar i Përgjithshëm i Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE), deklaroi se punimet vijojnë sipas planit dhe se Byroja nuk është njoftuar për ndryshime në afate. Afati tjetër i rëndësishëm është 1 dhjetori, kur paviljonet e ekspozitës duhet t'i dorëzohen vendeve pjesëmarrëse.

Ekspozita e specializuar ndërkombëtare është e planifikuar të mbahet nga 15 maji deri më 15 gusht 2027 në Beograd. Serbia u zgjodh nikoqire në qershor 2023, dhe projekti deri tani është paraqitur si një motor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës së vendit. Me ndryshimin e pushtetit, vendimet për investimet e mbetura, fondet buxhetore dhe organizimin do të kalojnë në kompetencë të udhëheqjes së re të Serbisë.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm