Kryefaqja
Maqedonia

Agjencia për Ushqim dhe Veterinar nis shpërndarjen e 400,000 dozave të vaksinave për delet dhe dhitë

Vaksinat turke të dhuruara nga BE; fazat e para mbulojnë 1,859 dhe 1,558 stalla.

·Maqedonia
Agjencia për Ushqim dhe Veterinar nis shpërndarjen e 400,000 dozave të vaksinave për delet dhe dhitë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinar (AHV) nisi shpërndarjen te shoqatat veterinare të 400.000 dozave të vaksinave kundër sëmundjes te delet dhe dhitë.

Vaksinat janë prodhim turk dhe janë siguruar si një donacion nga Bashkimi Evropian. Testimet laboratorike të kryera në laboratorët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare konfirmuan integritetin mikrobiologjik dhe forcën e produktit, duke e vlerësuar atë si një nga vaksinat më të mira për mbrojtjen e blegtorisë nga kjo sëmundje.

Fazat dhe mbulimi rajonal

Sipas Planit të vaksinimit të miratuar nga BE, pritet që nga e mërkura të fillojë edhe aplikimi i vaksinës në terren. Me vaksinimin do të përfshihen 3.417 stalla dhe 438.042 kafshë në tetë rajone.

Faza e parë përfshin rajonet Vardar, Lindore, Juglindore dhe Verilindore, ku janë regjistruar 1.859 stalla me 193.527 kafshë. Faza e dytë mbulon rajonet Jugperëndimore, Pelagonia, Polog dhe Shkup me 1.558 stalla dhe 244.515 kafshë.

Faza e tretë do të kryejë vaksinim plotësues për të siguruar mbulim të maksimumit të popullsisë së synuar të kafshëve. Kjo fazë do të përfshijë qengjat dhe kafshët e vegjël që arrijnë moshën minimale për vaksinim pas përfundimit të fazave një dhe dy; kafshët për të cilat vaksinimi është shtyrë përkohësisht për shkak të gjendjes klinike apo vlerësimit veterinar; kafshët shtatzëna dhe ato në periudhën pas lindjes për të cilat vaksinimi është shtyrë pas një vlerësimi të dokumentuar të rrezikut dhe përfitimit. Gjithashtu do të përfshihen stalla të paarritshme gjatë fushatës fillestare dhe stalla ku vaksinimi është shtyrë për shkak të dyshimit për infeksion, me kusht që veterineri zyrtar kompetent të aprovojë vaksinimin. Fushata do të përfshijë delet dhe dhitë klinikisht të shëndetshme nga popullata e synuar, qengjat dhe kafshët e vegjël që kanë arritur moshën minimale për vaksinim dhe kafshët që nuk përjashtohen nga vaksinimi sipas udhëzimit për përdorim të produktit specifik.

Që nga fillimi i vitit AHV ka evidentuar 115 vatra të sëmundjes. Gjatë këtij periudhe 875 kafshë kanë vdekur nga sëmundja, ndërsa janë eleminuar pa dëm 9.359 kafshë.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm