Komisioni Evropian: Ekonomia informale dhe tenderët me një ofertues bllokojnë klimën e biznesit
Komisioni Evropian paralajmëron se puna e pa regjistruar, tenderët me një ofertues dhe rreziqet fiskale janë pengesa afatgjata për bizneset.

Komisioni Evropian paralajmëron për dobësi strukturore që e ngadalësojnë ekonominë e Maqedonisë së Veriut: ekonomia informale arrin rreth 38 për qind të BPV-së, dy të tretat e tenderëve jepen me vetëm një ofertues, dhe ndërmarrjet shtetërore vazhdojnë të krijojnë rreziqe fiskale.
Pengesat kryesore për investime dhe konkurencë
Vlerësimi përmend gjithashtu mungesën e transparencës fiskale, vonesat në reforma dhe presionet në rritje të inflacionit, të cilat dobësojnë besimin e investitorëve dhe vështirësojnë menaxhimin e financave publike. Ndërsa papunësia bie, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe emigrimi mbeten problem i rëndë.
Aktivitetet informale dhe puna e pa regjistruar ngushtojnë bazën tatimore dhe krijojnë pabarazi konkurruese: kompanitë në sektorin formal mbajnë shpenzime më të larta krahasuar me ato që shmangin taksat dhe rregulloret.
Koncentrimi i procedurave të prokurimit publike — kur rreth dy të tretat e tenderëve shkojnë tek një ofertues i vetëm — dobëson konkurrencën dhe mund të rritë kostot për shtetin, duke penguar hyrjen e aktorëve të rinj në treg.
Ndërmarrjet publike përmenden si burim i përsëritur i rreziqeve fiskale: pa përmirësim të qeverisjes dhe raportimit, ato mund të kërkojnë mbështetje shtetërore shtesë që do të zgjeronte rreziqet në buxhet.
Sfida për autoritetet, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë mbetet e njëjtë: përshpejtimi i reformave strukturore, forcimi i transparencës fiskale dhe investimi në aftësitë e punës për ta bërë rritjen më të qëndrueshme dhe më tërheqëse për investitorët.
Foto: material shtypi nga ngjarja


