Kryefaqja
Maqedonia

Filipçe: PET-qendra të vihet urgjentisht në funksion, rrezikohen jetët

Filipçe kërkon urgjentisht vënien në funksion të PET-qendrës, pasi mosfunksionimi i saj rrezikon pacientët më të sëmurë

·Maqedonia
Filipçe: PET-qendra të vihet urgjentisht në funksion, rrezikohen jetët

Lideri i Bashkimit Socialdemokrat i Maqedonisë, Filipçe, kërkoi që menjëherë të vihet në funksion qendra e vetme PET në sistemin publik shëndetësor, duke paralajmëruar se mosfunksionimi i saj rrezikon drejtpërdrejt shëndetin dhe jetët e pacientëve më të rënë rëndë me kancer.

„Vetëm një ditë punoi PET-qendra dhe tani përsëri është jashtë funksionit“, tha Filipçe në konferencën e sotme për shtyp dhe shtoi se bëhet fjalë për një shërbim jashtëzakonisht të rëndësishëm shëndetësor për pacientët onkologjikë, nga i cili varet drejtpërdrejt përcaktimi i terapisë dhe ecuria e mëtejshme e trajtimit të tyre.

Ai theksoi se rreth 15 pacientë në ditë janë nga më të sëmurit dhe se rezultatet e PET-skanimit vendosin nëse terapia do të vazhdojë ose do të modifikohet, në varësi të stadit të sëmundjes.

„Bëhet fjalë për rreth 15 pacientë në ditë që janë pacientët më të rënë rëndë, që kanë kancer, të cilëve jeta u varet nga ai skanim, sepse ai skanim përcakton terapinë ose modifikimin e terapisë në varësi të stadit në të cilin ndodhet sëmundja“, theksoi Filipçe.

Përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë

Nga Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar informuan se PET-skani në shëndetësinë publike përsëri u vu në funksion pasi nuk funksiononte më shumë se një muaj për shkak të një problemi me ciklotronin, sistemin për prodhimin e radioizotopeve. Ministri Sasho Klekovski shpjegoi se defekti ishte pasojë e mirëmbajtjes së papërshtatshme nga ana e furnizuesit dhe një problem specifik me vajin, dhe se materiali i nevojshëm është siguruar nga Stambolli.

Klekovski shtoi se po zhvillohen bisedime edhe me Sofje për furnizim të shtesë me radioizotope që të mund të kryheshin skanime edhe të shtunave, dhe në njoftim u theksua se me materialin e sjellë nga Stambolli do të bëheshin skanime deri në nëntë pacientë në ditë.

Filipçe vlerësoi se PET-qendra nuk funksionon tashmë dy e gjysmë muaj dhe bëri thirrje për zgjidhje urgjente të problemit: „Tani janë në rrezik. Dy e gjysmë muaj nuk punon deri tash. Urgjent të rregullohet ky problem. Si të dinë dhe të mundin, edhe nesër të jetë PET-qendra në funksion. Drejtpërdrejt rrezikohet shëndeti dhe jeta e pacientëve më të sëmurë në vendin tonë“.

Foto: Arkiva

Artikuj të ngjashëm