Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën që refuzon si të papranueshme vendimin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së
Deklarata i kërkon institucioneve masa të koordinuara për mbrojtjen e të vërtetës historike pas vendimit të Hagës.

Kuvendi i Kosovës miratoi sot një deklaratë me të cilën e refuzon si të papranueshme vendimin e shkallës së parë të Dhomave Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Deputetët kërkojnë veprime të koordinuara ligjore dhe diplomatike
Deklarata u miratua me 99 vota për dhe pa asnjë votë kundër apo abstenim. Me të, deputetët i kërkojnë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin masa të koordinuara ligjore, institucionale dhe diplomatike për të mbrojtur dhe afirmuar, siç thuhet, të vërtetën historike për luftën e UÇK-së.
Deputetët e refuzojnë si të papranueshëm përfundimin se ka pasur një qëllim kriminal të përbashkët te ish-udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Teksti i deklaratës ishte më parë i dakorduar mes të gjitha grupeve parlamentare shqiptare dhe deputetëve që përfaqësojnë komunitetet jo-serbe; deputetët e Listës Serbe nuk ishin të pranishëm në seancë.
Deklarata gjithashtu thekson se “në periudhën 1998–1999 ekzistonte një ndërmarrje kriminale e përbashkët për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova” dhe nënvizon se e vërteta për luftën çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe e drejta e të akuzuarve për një gjykim të drejtë janë çështje me interes për Kosovën që Kuvendi do t’i mbrojë pa kompromis.
Java e kaluar Partia Demokratike e Kosovës propozuan ndryshime ligjore që do të kufizonin juridiksionin e Dhomave Speciale, do të shkurtonin periudhën për rastet, do të caktonin dënimin maksimal në 15 vjet, parashikonin që dënimet të vuahen në Kosovë dhe mundësinë e faljes nga presidenti.
Dhomat Speciale në Hagë më 16 shtator të këtij viti u dhanë dënime prej 25 vjet burg për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin, duke i shpallur të fajshëm për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Foto: EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ


