Kryefaqja
Sporti

Vlado Milev: Për disa, ky do të jetë Kampionati i fundit Evropian

Ekipi kombëtar përfundon fazën përgatitore para përballjeve të Grupit B në Kampionatin Evropian, i planifikuar për tu hapur më 9 shtator 2026.

·Sporti
Vlado Milev: Për disa, ky do të jetë Kampionati i fundit Evropian

Ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj i ka intensifikuar përgatitjet për Kampionatin Evropian 2026, që nis më 9 shtator 2026; në Grupin B do të përballet me Bullgarinë, Poloninë, Portugalinë, Ukrainën dhe Izraelin.

Vlado Milev, një nga lojtarët më me përvojë, thotë se atmosfera është shumë e mirë dhe se ekipi punon me intensitet të plotë për t’u paraqitur në formë të mirë para fillimit të turneut.

Përgatitjet dhe roli i përvojës

“Përgatitjet po ecin shumë mirë. Atmosfera është e shkëlqyeshme, po punojmë me intensitet të plotë dhe duam të jemi në formë të mirë para nisjes së Kampionatit Evropian. Ne, si lojtarët më me përvojë, dëshirojmë t’u transmetojmë njohuritë kolegëve tanë më të rinj, të cilët në të ardhmen pritet të jenë bartësit e lojës.

Këtë vit ndjej një energji pak më ndryshe. Për disa kjo do të jetë Kampionati i parë Evropian, për disa i katërti radhazi, e për disa ndoshta i fundit në karrierë.

Të gjithë dëshirojmë të na paraqitemi sa më mirë dhe të shënojmë rezultate të mira në turneun kontinental,” përfundoi Milev.

Foto: https:\/\/vfmkd.org.mk\/

Artikuj të ngjashëm