SDSM kërkon hetim për kontaktet e Kryeministrit Mickoski dhe Ministrit Mucunski me Richard Grenell
Partia kërkon që prokuroria të shqyrtojë nëse ekzistuan marrëveshje ose lidhje me bashkëpunëtorin e afërt të presidentit amerikan Trump, i cili sipas njoftimeve është objekt hetimi.

SDSM i kërkoi prokurorisë të nisë një hetim për kontaktet dhe çdo marrëveshje të mundshme të Kryeministrit Mickoski dhe Ministrit Mucunski me bashkëpunëtorin e afërt të presidentit amerikan, Richard Grenell.
Partia kërkon që të verifikohet nëse janë kryer takime, janë arritur marrëveshje formale ose joformale, apo janë zhvilluar marrëdhënie që mund të prekjnë interesin publik.
Akuzat ndaj Grenell
Sipas njoftimeve, Grenell është objekt i një hetimi të nisur me urdhër të Trump për shkak të dyshimeve se "ai ka keqpërdorur besimin dhe ka përvetësuar para nga donacionet për Kennedy Center, të cilin e ka drejtuar më parë."
SDSM tha se prokuroria duhet të zbardhë shpejt nëse ekzistojnë elemente të përgjegjësisë penale dhe ta sqarojë natyrën e lidhjeve midis zyrtarëve maqedonas dhe Grenell.
Partia theksoi nevojën për transparencë dhe publikim të rezultateve të çdo hetimi të ndërmarrë.
Foto: material shtypi nga ngjarja


